Si ka nisur kjo javë për tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota pozitive pasi ka regjistruar rritje në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 96 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka rikuperuar pikë gjatë fundjavës duke u forcuar këtë të hënë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 103.7 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu është përfshirë nga vala e rritjes këtë fillim jave teksa ka fituar pikë nga java e shkuar duke u blerë sot me 110.4 lekë dhe duke u shitur me 111.2 lekë.
Paundi britanik sakaq edhe ai nuk bën përjashtim duke shënuar rritje sot teksa është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 122 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.