Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 93 lekë dhe shitet me 94.5 lekë duke mos pësua luhatje të ndjeshme në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane blihet sot me 101.4 lekë dhe shitet me 102.5 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar zbritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 106.5 lekë dhe duke u shitur me 108 lekë.
Paundi britanik është blerë sot me 117.6 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.