Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 95.9 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 103.5 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë në raport me javën e shkuar.
Franga zvicerane ka pësuar zbritje të blerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot në raport me javën e kaluar me 108.6 lekë dhe është shitur me 109.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik është valuta vetme nga më kryesoret që ka shënuar rritje të vlerës këtë të hënë duke u blerë sot me 120.7 lekë dhe duke u shitur me 121.7 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.