Skema Kombëtare e Mbështetjes – AZHBR financon rreth 3500 mbarështues të bletarisë
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se 3,578 bletarë me një numër prej 364,793 kosheresh janë financuar në sajë të masës për mbarështimin e bletarisë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) prej vitit 2009 ka mbështetur vazhdimisht këtë sektor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, por edhe programit IPARD.
Sipas AZHBR, bletaria renditet e treta, pas mbështetjes me naftë dhe blegtorisë për sa i takon numrit më të madh të aplikimeve, por edhe numrit të fermerëve përfitues.
Aplikimet për subvencione këtë vit u mbyllën më 11 prill. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë numri i total i aplikimeve arriti në 68,647 aplikime nga 58,039 që ishte numri i tyre në 2022.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.