SOS nga industria europiane e fotovoltaikëve – Kërcënimi kryesor nga vala e importeve të lira nga Kina
Tranzicioni energjetik i Europës është në një udhëkryq kritik: falë një ‘vale’ të importeve të lira të paneleve diellore kineze, parqet po ndërtohen me një ritëm rekord. Megjithatë, në të njëjtën kohë, të njëjtat importe kërcënojnë prodhuesit vendas, disa prej të cilëve janë në prag të kolapsit.
Paralajmërimet për një kolaps të prodhimit brenda kufijve europianë po shtohen dhe industria po flet për falimentime nëse nuk bëhen ndërhyrjet e duhura sa më shpejt.
Në veçanti, Këshilli Europian i Prodhimit Fotovoltaik – ESMC në një letër drejtuar presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi pak ditë më parë se brenda pak javësh mund të humbasë më shumë se 50% e kapacitetit prodhues europian. ESMC propozoi ndër të tjera miratimin e masave të reja mbështetëse, të cilat do të favorizojnë prodhuesit vendas. Por nëse vendime të tilla nuk mund të merren shpejt, vuri në dukje këshilli, atëherë BE mund të marrë në konsideratë masat e jashtëzakonshme tregtare si tarifat dhe kufizimet.
Ministri gjerman i Ekonomisë, në një letër drejtuar Komisionit pak muaj më parë, shprehu kundërshtimin e tij ndaj rregullave që kufizojnë importet kineze. Ai theksoi se nëse vendosen kushte të tilla, rritja europiane në sektorin e energjisë së gjelbër do të ngadalësohet dhe 90% e tregut diellor do të bëhet më i shtrenjtë. Ai paralajmëroi gjithashtu falimentimin e kompanive europiane që montojnë dhe instalojnë panele duke përdorur materialet e importuara.
Brenda industrisë, mendimet ndryshojnë. Prodhuesit po kërkojnë nga qeveritë që të blejnë materialet e tepërta që mbushin magazinat në mënyrë që të dekompresojnë tregun dhe të marrin në konsideratë skenarin e kufizimeve tregtare. Megjithatë, industria e gjerë e energjisë kundërshton rregullat e tregtisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.