Stabilizohet tregu valutor – Sa këmbehen sot Euro, Paundi e Dollari?
Dollari amerikan duket se ka gjetur stabilitet këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq duket se ka regjistruar një rritje të lehtë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 103.5 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane nuk ka pasur luhatje të vlerës të ndjeshme nga dje duke u blerë këtë mëngjes me 107.5 lekë dhe duke u shitur me 108.4 lekë.
Paundi britanik gjithashtu duket se nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të kuotës duke u blerë sot me 120.8 lekë dhe duke u shitur me 121.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.