Suksesi britanik në javën me katër ditë pune – Pjesa më e madhe e kompanive do ta mbajnë përgjithmonë në fuqi
Sipas një raporti të ri, shumica e kompanive të përfshira në provën më të madhe në botë të një jave pune katërditore e kanë bërë politikë të përhershme. Nga 61 kompanitë britanike që morën pjesë në një pilot gjashtëmujor, të paktën 54, pra 89% e tyre thanë se politika ishte ende në fuqi, ndërsa 31 firma – 51% thanë se kishin kaluar përgjithmonë në një javë katër-ditore pune.
Kompanitë e përfshira u ftuan të merrnin pjesë në një studim vijues një vit pas provës më të madhe në botë të një jave më të shkurtër pune deri më sot. Rezultatet, të publikuara nga think – tank ‘Autonomy’, treguan se të gjithë menaxherët dhe CEO-t e konsultuar të projektit thanë se një javë katër-ditore kishte një ndikim pozitiv në organizatën e tyre, me më shumë se gjysmën që e përshkruan ndikimin si shumë pozitiv.
Shumica dërrmuese, 82% e kompanive të anketuara raportuan ndikime pozitive në mirëqenien e stafit, ndërsa 50% panë efekte pozitive në reduktimin e qarkullimit të stafit dhe gati një e treta – 32% thanë se politika kishte përmirësuar dukshëm rekrutimin.
Juliet Schor, autorja e raportit dhe profesoreshë e sociologjisë në Kolegjin e Bostonit, i përshkroi rezultatet njëvjeçare si të shkëlqyera dhe tha se gjetjet treguan se efektet pozitive të orëve më të shkurtra të punës ishin reale dhe afatgjatë.
Shëndeti fizik dhe mendor, si dhe balanca punë-jetë janë dukshëm më të mira se në gjashtë muaj. Megjithatë, raporti zbuloi se stafi në firmat ku dita shtesë e pushimit ishte vetëm pak e garantuar, ose e siguruar me kushtin e përmbushjes së objektivave të caktuara, kishte disa shqetësime.
Për shembull, modelet e javës së punës katër-ditore që ishin shumë të kushtëzuara rezultuan në raportimin e shtuar të stresit për të përmbushur afatet, pakënaqësinë ndaj të tjerëve dhe ndjenjat e pabarazisë midis punonjësve bazuar në natyrën e rolit të tyre. Raporti shtoi se format më pak të përkushtuara të politikës së javës katërditore të punës, gjithashtu e lanë stafin më pak të aftë për të planifikuar aktivitetet në ditët e tyre të pushimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.