Supermarketet në Francë reduktojnë oraret – Dyqanet nisin kursimin e energjisë elektrike

Pronari i Leclerc paralajmëroi se zinxhiri i marketeve, shitësi kryesor i ushqimeve me pakicë në Francë, do të reduktojë orarin e hapjes për dyqanet e tij në kuadër të masave të jashtëzakonshme për t’u përballur me rrezikun e reduktimit të energjisë elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë
Michel-Edouard Leclerc drejton Les Centres E. Leclerc, bashkëpunon me rreth 600 shitës me pakicë dhe konkurron me Carrefour dhe Casino. Politika e saj për cmime të ulëta e ka bë rë atë shitësin kryesor të ushqimeve me pakicë në Francë.
Presidenti francez Emanuel Makron u shpreh në 14 korrik se ai shumë shpejt do të miratonte një plan për reduktimin e energjisë, duke iu kërkuar të gjithë francezëve që të mos e shpërdorojnë atë si për shembull duke fikur dritat e zyrave pasi largohen nga vendet e punës.
Sektori i supermarketeve në Francë ka rënë dakord në fillim të këtij muaji për të kursyer energji elektrike ndërsa plani do të aktivizohet duke filluar nga 15 tetori i këtij viti.
Masat kanë të bëjnë kryesisht me fikjen e shenjave ndricuese menjëherë pasi dyqanet të mbyllen dhe reduktimi sistematik i intensitetit të ndricimit. Ndricimi i zonave të shitjes do të reduktohet gjysëm për gjysëm para se konsumatorit t’i duhet ta bëjë me 30% gjatë periudhës kritike të konsumit.
Cmimet e energjisë elektrike që kishin filluar të rriteshin para se Rusia të dërgonte trupat e saj ushtarake në Ukrainë në fund të muajit shkurt, janë rritur dhe me ëshumë që atëherë duke shënuar nivele rekord të inflacionit në ekonomitë më të mëdha botërore.
Me rreth 17% të furnizimeve të saj që vijnë nga Rusia, Franca është më pak e varur nga gazi rus se disa vende fqinje. Por shqetësimet për furnizimin nga Rusia vijnë pasi Franca po përballet me prodhimin tashmë të kufizuar të energjisë elektrike për shkak të mirëmbajtjes së papritur në reaktorët bërthamorë të vjetëruar, duke shkaktuar shqetësim për mungesat gjatë dimrit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.