Teknologjia, shkurton kohën për në BE – Rama dhe Blair, në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes në Dubai
Teknologjia do të përdoret nga qeveria shqiptare si një mjet për t’u anëtarësuar më shpejt në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama së bashku ish kryeministrin britanik Tony Blair, mori pjesë në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse, ku theksoi se legjislacioni i BE-së do të përkthehet dhe adapotohet në më pak kohë se sa ishte planifikuar.
“Teknologjia mund të jetë bekim për ata vende që kanë mbetur pas madje dhe ti kalojnë. Për të hyrë në BE na duhet të transpozojmë të gjithë të ashtuquajturin korpusin e legjislacionit të BE-së, më shumë se akte ligjore e nënligjore. Për shtete përpara nesh ka nënkuptuar një armatë përkthyesish, certifikuesish. Kroacisë iu deshën 7 vjet për të bërë këtë transfuzim letrash. Testet tona po tregojnë që – me formën aktuale të teknologjisë – mund të bëjnë në më shumë se dy vjet, por duke parë që teknologjia sa vjen e përmirësohet jam I bindur se mund të shkurtohet kjo kohë. Është e pamundur të parafytyrojmë se deri ku mund të shkojmë me teknologjinë”.
Kryeministri Edi Rama theksoi gjithashtu se qeveria po investon për të forcuar sigurinë kibernetike, pas sulmeve të shumta që ka pasur.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.