Tregjet europiane e nisin javën në rënie – Investitorët, të fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank dhe efektet që mund të ketë në sistemin financiar global. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.
Sektori bankat dhe ai i teknologjisë kryesojnë humbjet, në rënie me rreth 1%. Megjithatë, aksionet amerikane i janë rikthyer fitimeve, pasi rregullatorët në SHBA njoftuan një plan për të ndaluar kolapsin e Silicon Valley Bank. Të gjithë klientët e bankës do të kenë akses në llogaritë e tyre, duke filluar nga disa e sotme.
Të premten, kjo bankë u morr nën kontroll nga autoritetet pasi tërheqjet masive shkaktuan një mungesë të likuiditetit. Sipas aktorëve të tregut, kjo bankë ka nevojë për rreth 2.2 miliardë dollarë për të rregulluar bilancet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.