Tregu i monedhave, i qëndrueshëm – Investitorët presin politikat monetare të bankave qëndrore
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët po presin vendimet e bankave qëndrore më vonë gjatë javës. Rezerva Federale e Australisë dhe e Zelandës së Re do të takohen të mërkurën dhe të enjten për të përcaktuar politikat monetare dhe pritshëmritë janë për të rritur normën bazë të interesit me 50 pikë bazë.
Në Europë, ndërkohë, paundi britanik po tregtohet në mbi 1.11 dollarë amerikanë, duke u rritur ndjeshëm nga niveli më i ulët në histori të regjistruar të hënën e kaluar. Banka e Anglisë njoftoi se do të blerë sasi të pakufizuara të obligacioneve në tregjet dytësore për të stabilizuar monedhën.
Edhe monedha europiane, euro, po tregtohet në rreth 0.98 dollarë amerikanë, ndërsa pritshmëritë janë që Banka Qendrore Europiane të rrisë ndjeshëm normën bazë të interesit në takimin e këtij muaji për të trajtuar inflacionin e lartë. Të dhënat në Eurozonë treguan se inflacioni preku një nivel rekord prej 10%, gjatë shtatorit, ndërsa analistët parashikonin një shifër prej 9.7%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.