Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri – Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë javës
Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, pranë nivelit më të ulët në disa javë, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës, më vonë gjatë kësaj jave. Përballë paundit britanik, dollari po qëndron në nivelin më të ulët në 1 muaj. Rezevra Federale, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Japonisë do të marrin vendimet e tyre në lidhje me politikat monetare dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomive respektive.
Analistët vlerësojnë se Rezerva Federale në SHBA nuk do të ndryshojë politikën e saj monetare në takimin që përfundon të mërkurën dhe për këtë arsye Wall Street u ngjit në nivelin më të lartë në 13 muajt e fundit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.5, ndërsa javën e kaluar ra me 0.5%.
Euro po këmbehet në rreth 1.0740 dollarë, ndërsa javën e kaluar u rrit me rreth 0.4%, fitimet e para javore në 5 javët e fundit. Ndërkohë, të tregun e kriptomoendhave bitcoin po tregtohet poshtë 26 mijë dollarëve dhe është stabilizuar disi, pas humbjeve të realizuara gjatë fundjavës. Ethereum po tregtohet në rreth 1740 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.