10 milion euro për ndryshimet klimatike – Financat miratojnë marrëveshjen, projekte për institucionet publike dhe organizatat
Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për pjesmarrjen në programin Interreg EURO–MED. Kjo marrëveshje i mundëson Shqipërisë dhe të gjithë partnerëve potencialë shqiptarë (publikë dhe jopublikë) që të përfitojnë projekte, ndërkohë që dokumenti u miratua në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.
Miratimi i marrëveshjes u shoqërua me debate, duke qenë se faza e parë për përzgjedhjen e projekteve fitues ka përfunduar, ndonëse nuk është dhënë dakordësia në Kuvend.
Në përputhje me fokusin e Bashkimit Evropian në objektivat mjedisorë dhe klimatikë, mjedisi është tema kryesore për programin Interreg EURO-MED, i cili garanton vazhdimësinë e programit Interreg MED të periudhës 2014-2020.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.