343 raste falsifikimi të monedhave në 2022 – Banka e Shqipërisë, marrëveshje me dy institucione për mbrojtjen e lekut dhe euros
343 raste të falsfikimit të monedhave në vendin tonë janë regjistruar për vitin 2022. Një shifër kjo në rënie sipas Bankës së Shqipërisë e cila për rritjen e sigurisë dhe cilësisë së kartmonedhave si në lekë por dhe në euro nëshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Shifrat në ulje deklaroi dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i cili renditi dhe numrat e procedimeve penale në vitet e fundit.
Firmosja e marrëveshje sipas Bankën e Shqipërisë synon të ndihmojë në ushtrimin e rolit të saj në garantimin e stabilitetit të sistemit financiar në vend dhe cilësisë së monedhës kombëtare në qarkullim.
Marinela Lina/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.