60 mijë euro për një Renault 4 – Ish-presidenti slloven shet automjetin e tij
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë nga shitja e automjetit të tij Renault 4 i vitit 1991 që do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të fëmijëve të diagnostikuar me kancer.
Ai ia dorëzoi celësat personalisht blerësit. Ky i fundit, biznesmeni Aleksandar Fratar dha ofertën më të mirë në një ankand, duke u shprehur se synimi ishte të ndihmoheshin këta fëmijë.
Pahor, shërbeu dy mandate si president i Sllovenisë, një post kryesisht ceremonial.
Ai përfundoi mandatin e tij të dytë pesëvjeçar vitin e kaluar dhe u pasua nga Natasha Musar, presidentja e parë femër e vendit. Ai u shpreh se e dinte që në fillim se ky nuk do të ishte një ankand për njerëzit që pëlqejnë automjetet e mira, por për ata që kanë zemër të madhe.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.