Inflacioni në zonën e OECD rritet në 9.2% – Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur me 11.5%
Organizata për zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik me 38 vende anëtare nga tre kontinente ka publikuar shifrat e përditësuara për inflacionin dhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Inflacioni në zonën e OECD-së u rrit në 9.2% në prill të vitit 2022 kundrejt 8.8% në mars, me një rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve.
Në veçanti, organizata ndërkombëtare me seli në Paris raporton se çmimet e ushqimeve në zonën e OECD kanë vazhduar të rriten fuqishëm, duke arritur në 11.5% në prill 2022 kundrejt 10% në mars.
Indeksi i çmimeve të ushqimeve, vijoi të rritet fuqishëm deri në në 11.5% në prill 2022, pas 10% në muajin mars. Çmimet e shërbimeve u rritën gjithashtu në një pjesë të madhe të vendeve të OECD, me një rritje mesatare prej 4.4% në prill në 33 vende të grupit, ndërsa në mars ishte 3.9%.
Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve u kompensua pjesërisht nga një ngadalësim i përkohshëm i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, në 32.5% në muajin prill, 1.2 pikë më pak se në muajin mars.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.