Policia e Shtetit bëhet “elektrike” – Tender 502 milionë lekë për flotën e re
Policia e Shtetit do të marrë me qira 134 makina për të ushtruar veprimtarinë e saj për 4 vitet e ardhshme. Për këtë qëllim është hapur një tender me dy lote, me një fond limit 502 milionë lekë.
Kohëzgjatja e kontratës së marrjes së makinave me qira është 48(dyzet e tetë) muaj nga momenti i dorëzimit të mjeteve.
Loti i parë parashikon marrjen me qira te 67 automjete elektrike dhe loti i dytë parashikon marrjen me qira të 67 automjeteve të tjera që përdorin si lëndë djegëse naftën. Automjetet do të jenë të llojit Sedan.
Fondi për automjetet elektrike është llogaritur 242 milionë lekë dhe 260 milionë lekë për automjetet me naftë.
Mjetet do të jenë me zero kilometra. Kjo, evidentohet në dokumentet e tenderit, do të mundësojë efikasitet dhe ruajtje të imazhit të institucionit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.