Bursat europiane, në rritje të lehtë!
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në rënie të vëzhdueshme. Kujdesi është i lartë, në pritje të përfundimit të takimit të Rezervës Federale.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje të lehtë me 0.3%. Gjithashtu, gjatë kësaj jave priten edhe takimet të Bankës së Anglisë dhe Bankës së Zvicrës, por edhe takimi emergjent i Bankës Qendrore Europiane.
Tregjet presin gjerësisht, se në përgjigje të inflacionit të lartë në SHBA, Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë.
Për muajin maj, inflacioni rezultoi në rritje me 8.6%. Tregjet aziatike u mbyllën në performancë mikse në sesionin e sotëm, pasi disa të dhëna në Kinë, si prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë, sinjalizuan rimëkëmbje të ekonomisë të dytë më të madhe në botë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.