Me detyrim Paratë në bankë, kufi bizneseve për gjendjen e arkës – Rreziku i pastrimit të parave, agjencitë e këmbimit jo më shumë se 17 mijë dollarë Cash
Nga 2023 duket se kompanitë nuk do të mbajnë më në arkë xhirot dhe t’i derdhin në banka sipas dëshirës. Në draftpaketën fiskale për vitin e ardhshëm, janë vendosur kufi të qartë të sasive që kompanitë mund të mbajnë në arkë.
valDetyrimi i ri duket se do prekë më së shumti Agjencitë e Këmbimit Valutor, të cilave u nevojiten sasi të konsiderueshme parash për operacionet ditore. Drafti i Mininistrisë së Financave përcakton se ato nuk do mund të mbajnë gjendje në arkë më shumë se 1.7 milionë lekë, apo afërisht 17 mijë dollarë.
Ndërkaq, subjketet me xhiro ditore deri në 2 milionë lekë, nuk do u lejohet të mbajnë në arkë më shumë se 55 mijë lekë. Bizneset me xhiro ditore 2 deri në 10 milionë lekë, nuk do mund të mbajnë gjendje në arkë mbi vlerën 250 mijë lekë.
Ndërsa Bizneset me xhiro mbi 10 milionë lekë, do u lejohet të mbajnë në arkë deri 500 mijë lekë gjendje, ose sa 2% e qarkullimit vjetor të vitit të shkuar. Ndërkaq do jënë Agjencitë e Këmbimit Valutor ato që do vihen në vështirësi nga kjo masë, për shkak të sasive të mëdha në cash për të kryer operacionet ditore. Tatimpaguesit që kryejnë transaksione këmbim monedhe deri 1.7 milionë lekë, përcakton Drafti i Ministrisë së Financave.
Ajo që dihet deri tani mbi konsultimet e Ministrisë së Financave me palët e interesit për paketën fiskale 2023, është pakënaqësia e shoqatave të biznesit lidhur me shumë pak lehtësi fiskale të parashikuara në draft, por edhe ashpërsimin e fortë të gjobave për evazion fiskal.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.