Tregjet europiane, të qëndrueshme – Bursat mbështeten nga vendimi i Kinës për të lehtësuar masat e Covid-19
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, duke ndjekur trendin pozitiv të bursave aziatike, pasi Kina ka lehtësuar masat kundër Covid-19 për shkak të rënies së infektimeve. Ndërkohë, në sesionin e së premtes të javës së kaluar, bursat europiane u mbyllën në rënie, pasi të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë lënë hapësira për Rezervën Federale, që të rrisë sërish normat e interesit.
Ekonomia amerikane krijoi edhe 263 mijë vende të reja pune, gjatë nëntorit, kundrejt parashikimeve për 200 mijë vende të reja pune. Tashmë tregjet do të presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe mbledhjen e Rezervës Federale që mbahet më 13 dhe 14 dhjetor. Përsa i përket Europës, gjatë ditës së sotme do të publikohen të dhënat mbi shitjet me pakicë për tetorin dhe indeksi PMI për nëntorin.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.