Java mbyllet negativisht për valutat kryesore ndërsa Dollari amerikan rikuperon pikë!
Dollari amerikan është një nga valutat e huaja që ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 107 lekë dhe shitet me 108 lekë.
Monedha europiane sakaq edhe pse shfaqet e qëndrueshme mbetet në kuota negative në raport me Lekun teksa blihet sot me 113.6 lekë dhe shitet me 114.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik e ka mbyllur këtë javë negativisht gjithashtu pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 128 lekë dhe është shitur me 130 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka shënuar një zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.