Projekti më i madh urban i Europës – Qyteti port i Hamburgut
Historia filloi 25 vjet më parë me marrjen e vendimit nga parlamenti i qytetit të Hamburgut, Këshillit të qytetit. Në atë kohë ishte e vështirë të imagjinoje se si një koleksion i mykur bazenash porti, magazinash të zbrazura, deposh dhe vinçash mund të kthehej në një lagje mahnitëse me projekte ndriçuese, si Filarmonia e Elbës dhe Kulla e Elbës.
Lagjia e re me 150 hektarë sipërfaqe banimi, zyrash, aktivitetesh kulture dhe parkimi, me 2,4 milionë metra katrorë sipërfaqe planimetrie, tërheq sot jo vetëm vendasit dhe banorët e rinj por edhe firmat, hotelet dhe muzeumet ndërkombëtare. Guri i parë i themelit u hodh më 9 prill 2001.
Për Hamburgun, qytet i pavarur (land federal) dhe qytet port, projekti i Elbës është ende një gur prove: 25 vjet ndërtim, plot me skandale, ndalime punimesh dhe vdekje investitorësh. Më kryesorja është Filarmonia e Elbës, që shkroi histori edhe me rritjen e madhe të shpenzimeve (nga 60 milionë eurot e propozuara fillimisht, projekti harxhoi gati një miliardë euro).
Sot, qyteti, investitorët dhe kompanitë e shfrytëzimit bëjnë një bilanc pozitiv pas kapërcimit të pandemisë së COVID-19: Që me hapjen në vitin 2017, pallati i koncerteve i quajtur “Elphi”, ka pasur një boom të vërtetë, edhe ndërkombëtarisht.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.