Gaze me efekt serrë, kufizohet importi i pajisjeve – Masa të reja edhe për eksportin dhe hedhjen në treg, Kumbaro: Impakt të madh te biznesi
Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të floruara do të duhet të përmbushin një sërë detyrimesh, duke nisur që nga licencimi e deri te raportimi.
Gjithçka parashikohet në ligjin “Për gazet serrë të floruara”, që u miratua në Komisionin pralamentar të Veprimtarive Prodhuese. Këto gaze përdoren kryesisht në qarqet ftohës të frigoriferëve, pajisjet e ajrit të kondicionuar, pompat e nxehtësisë dhe sistemet e mbrojtjes nga zjarri, ndaj impakti te bizneset, sipas ministers së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro do të jetë i konsiderueshëm.
Sipërmarrësit që do të licencohen do të duhet të raportojnë peridikisht mbi kategoritë e produkteve ose pajisjeve që përmbajnë këto lloj gazrash si dhe numrin e njësive, ndërkohë që do të përcaktohet një kuotë vjetore për sasinë e lejuar për t’u importuar. Ligji parashikon edhe gjoba, në rast të shkeljes së detyrimeve.
Gjithsesi, për shkak të ndikimit në kosto që ky ligj do të ketë te bizneset, efektet e tij do të shtrihen nga janari i vitit që vjen, ndërkohë që Ministria e Turnizimit dhe Mjedisit do të ketë 2 vjet në dispozicion për nxjerrjen e akteve nënligjore.
Ola Mitre/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.