Pse blegtorët po heqin dorë nga bagëtitë? – Ylli: Blegtorët dalin me humbje, ka mungesë interesi
Për të disatin vit radhazi, edhe 2022 është mbyllur me rënie të prodhimit të mishit dhe të qumështit, ecuri kjo që tregon se sektori i blegtorisë po shuhet nga dita në ditë.
Në një intervistë për SCAN TV, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Blegtorëve Shqiptarë (LEAA), Valbona Ylli, rendit arsyet pse po ndodh ky fenomen, ku kryesorja lidhet me mungesën e fitimit nga ana e fermerëve.
Sipas saj, që fermeri të ketë fitim, nuk duhet ta shesë një litër qumësht jo më pak se 56 lekë. Ndërkohë që sugjeron se ku duhet të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë për të ndalur këtë hemorragji.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i krerëve të gjedhëve dhe të imtave ka nisur një rënie të ndjeshme që nga viti 2014 e deri më tani. Ndërsa prodhimi i mishit dhe qumështit gjatë 2022, u regjistrua me rënie -5 dhe -3 për qind.
Elisbeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.