Pasuria e milionerëve britanikë tkurret me 10% – Arsyet kryesore, inflacioni dhe lufta në Ukrainë
2022 – shi nuk ishte viti më i mirë për të pasurit e Britanisë, pasi pasuria e tyre u reduktua me 10%, si për shkak të inflacionit ashtu edhe për shkak të pasojave ekonomike nga lufta në Ukrainë.
Një studim nga firma konsulente ‘Knight Frank’ bëri të ditur se pasuria totale e njerëzve “shumë të pasur” – që do të thotë atyre me të paktën 30 milionë dollarë, duke përfshirë vlerën e shtëpisë së tyre kryesore – ra me 10%, ose 10.1 trilion dollarë.
Gjatë vitit të kaluar, kriza e Ukrainës nxiti krizën energjetike në Europë dhe shkaktoi rritjen rekord të inflacionit. Edhe pse katër në 10 nga super të pasurit panë rritjen e pasurisë së tyre në vitin 2022, “prirja dërrmuese ishte negative”, gjë që nuk konsiderohet e habitshme, duke pasur parasysh se rritjet e normave të interesit nga shumë banka qendrore për të kompensuar inflacionin po godasin portofolet e investimeve.
Rënia më e madhe u regjistrua në Europë ku aktivet e mëdha ranë me 17%. Për t’u pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës -10%, Azia -7% dhe Afrika -5%.
Ndërsa ka ende rreziqe të rëndësishme për ekonominë globale, në vitin 2023 klima e tregut do të ndryshojë me shpejtësi falë mundësive shumë reale që shfaqen në tregun global të pronave, sipas këtij studimi. Sipas sondazhit të Knight Frank, shtatë në dhjetë – 69% – investitorë të pasur presin që portofoli i tyre të rritet këtë vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.