“Prona private po lihet vetëm në dorë të shtetit” – Ndërtesat mbi 50 vjet, Lika: Pr.vendimi, antikushtetues. Gjithçka në dorë të MIE
Pr.vendimi i qeverisë për auditimin teknik të ndërtesave mbi 50-vjeçare është i njëanshëm dhe antikushtetues”. Edison Lika, nga grupimi “E drejta mbi qytetin” thotë për TV SCAN se dokumenti që synohet të miratohet e le pronën në dorë të shtetit, duke zhveshur çdo marrëdhënie pronësie.
Po ashtu, ai ngre shqetësimin se vendimi për prishjen e ndërtesave se gjithçka është në dorë të Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë, duke qenë se si licencat e subjekteve audituese, ashtu edhe Instituti i Ndërtimit varen nga ky dikaster.
Lika shton se pr.vendimi zhbën edhe procedurat e ndjekura deri më tani, ku ishte vetë pronari që negocionte me ndërtuesin mbi kushtet dhe përfitimet për secilën palë.
Lika sjell në vëmendje precendentë të ndodhur deri më tani me zhvendosjen e qytetarëve nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, duke shtuar se nëse propozimi i qeverisë miratohet, rastet e ngjahsme janë të pashmangshme.
Sipas dokumentit të zbardhur nga TV SCAN, të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar që vlerëohen nga auditimi teknik si të pasigurta do të riparohen ose prishen.
Ola Mitre /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.