Një regjistër online për start up-et – Sistemi i ndërlidhur me e-albania do të përcaktojë edhe hapat si do të bëhet aplikimi për grantet
Për të gjitha start upet që do të zhvillohen, do të krijohet mundësia e ndërtimit të një sistemi të menaxhimit të informacioneve i cili do të përmbajë të dhënat e duhura. Ky sistem I cili pritet të ndërtohet nga AKSHI dhe do të ndërlidhet me e-Albania do të gjenerojë raporte për ecurinë e star upeve por edhe lista me të dhënat e aplikantëve.
Sistemi I menaxhimit do te perfshije ndërtimin e “Regjistrit te Startup-eve”, regjistrimin, menaxhimin e aplikimeve dhe ndjekjen e startup-eve, ndërveprim me sisteme te tjerë, zhvillimm e sherbimeve ne e-albania dhe trajnime për punonjesit.
Për të bërë të mundur menaxhimin e këtij procesi,gjithashtu aplikimi online për grante do të përfshihet në këtë sistem.
Në tender përcaktohet se nevoja e ngritjes së këtij sistemi vjen pasi ende mungojnë politikat mbështetëse për bizneset start-up dhe mungojnë burimet financiare alternative.
Të gjitha institucionet të cilat do të jenë pjesë e këtij projekti, përmes ndërfaqes web do të aksesojnë sistemin dhe në fushat përkatëse do të shtojnë informacionin e nevojshëm.
Ky sistem në vlerën e 39.9 milionë lekëve, do të hostohet në Datacenterin Qeveritar, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.