Parashikime pozitive për turizmin këtë vit – Vathi: “Lehtësimi” i Aeroportit të Rinasit bëri Shqipërinë të kryesonte në turizëm
Në vijimësi të vitit 2022, edhe ky vit do të pasohet me shtim të turistëve gjatë sezonit veror dhe jo vetëm. Por cilët janë arsyet që parashikimet anojnë pozitivisht?
“Për shkak të 3 faktorëve, pas pandemisë, dhe hapja e menjëhershme, natyrshëm do të sillte rritje, por përvec kësaj, Shqipëria kishte një faktor të dytë të vecantë, të ndryshëm në raport me vendet e tjera, me hapjen dhe lirimin më të madh të aeroportit të Rinasit kanë filluar kompanitë lowcoast. Me vendosjen e kompanive lowcoast vetëm një ka sjellë rreth 60 qytete ku fluturohet direkt,” thotë Besnik Vathi, ekspert i turizmit.
Ndërkaq, duke përjashtuar vendet e rajonit dhe vendet që kanë emigracion shqiptarë, Vathi liston shtetet që do të kryesojnë duke sjellë turistë real këtë vit.
“Duke u nisur dhe duke numëruar vetëm ato vende që sjellin turistë real, mund të numërojmë polakët, spanjollët, gjermanët, hollandezë, francezë, anglezë, portugez me fluturime charter, natyrshëm do vazhdoj dhe fluksi i turistëve nga arabia sdaudite”, tha ai.
Por për herëtë parë pas pandemisë në Shqipëri do të vijnë turistë të rinj. “Dhe këtë vit do të filloj për herë të parë pas pandemisë, fluksi i turistëve nga azia dhe kina, pasi ishin vendeqë qëndruan të mbyllura nga pandemia”, u shpreh Vathi.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.