Valutat kryesore ‘zgjohen’ me të kuqe!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport më ditën e djeshme.
Ndërkaq edhe monedha europiane ka pësuar një rënie të kuotës krahasuar me ditën e hënë pasi është blerë sot me 113.8 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë.
Franga zvicerane sakaq nuk bën përjashtim pasi edhe ajo e ka nisur ditën negativisht duke u blerë sot me 113.4 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 129.2 lekë dhe duke u shitur me 130.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.