Bursat e nisin javën në qëndrueshmëri – Tregjet presin bankën e Anglisë dhe inflacionin në SHBA
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi tregtarët po presin fitimet tremujore të korporatave dhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA. Gjithashtu, në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimi i Bankës së Anglisë të enjten, dhe analistët parashikojnë një tjetër rritje të interesave me të paktën 25 pikë bazë. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa bursa e Londrës do të qëndrojnë pushim për shkak të një feste kombëtare, me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Lojtarët e tregut kanë shpenzuar javë duke u përballur me shqetësimet mbi inflacionin dhe normat e interesit, me Bankën e Anglisë që pritet të mbajë një takim për përcaktimin e normave të enjten. Si Rezerva Federale ashtu edhe Banka Qendrore Europiane rritën normat me një çerek pikë përqindjeje javën e kaluar.
Përsa i përket korporatave, Banca Monte Dei Paschi di Siena u rrit me 2.7% në fillim të tregtisë, pas një raporti se Thesari Italian do të reduktojë me 64% aksionet te kjo bankë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.