Bisedimet për borxhin mbështesin tregjet – Demokratët dhe republikanët në SHBA, marrëveshje deri në fund të javës
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të progresit të bërë në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë hapur në territor pozitiv.
Indeksi që mat sektorin e automjeteve është në rritje me 1% dhe ai i teknologjisë, në rritje me 0.7%. Edhe indekset kryesore në Wall Street u rritën ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të progresit në bisedimet e tavanit të borxhit.
Spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy deklaroi se është bërë progres dhe do të zhvillohet bisedime të tjera, për të arritur një marrëveshje deri në fund të kësaj jave. Në fokus të tregjeve janë edhe fitimet tremujore të korporatave dhe ditën e sotme pritet të raportojnë kompani si, EasyJet dhe Burberry.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.