“Ka filluar ‘lufta’ për ndarjen e parcelave të kanabisit” – Deputetët e opozitës, kundër: Fatkeqësi për vendin, i hap rrugë rryshfetit
Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të ekonomisë janë kundër iniciativës së qeverisë për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale në vend. Sipas tyre, miratimi i këtij ligji do të jetë fatkeqësi për vendin pasi i hap rrugë skemave të ryshfetit dhe korrupsionit.
Nga ana tjetër edhe pse ende nuk ka kaluar në seancë plenare, deputetët shprehen se ka filluar lufta për ndarjen e parcelave, ndërsa kanë rezerva sa i takon përfitimeve ekonomike, të cilat nuk janë bërë ende me dije.
Ndërsa deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar që të vendoset kufizimi 200 ha për sipërfaqen e kultivimit të kanabisit industrial ashtu sikurse është përcaktuar për kanabisin mjekësor. Projektligji, së bashku me propozimin e Braçes, u miratua nen për nen dhe në tërësi në Komision me votat e mazhorancës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.