Albsig, 2.4 milionë euro dëmshpërblim – Zhdëmtohet në kohë rekord pas djegies kompania e bojrave
Një zjarr i përmasave të mëdha, më 23 Shtator 2023, shkaktoi një dëm kolosal në kompaninë e bojrave Deutch Color, e cila për fat ishte e siguruar nga shoqëria Albsig, pjesë e Kastrati Group.
Menjëherë u aktivizuan mekanizmat e vlerësimit dhe përcaktimit të dëmit financiar, i cili këtë herë theu rekord për kohën, cilësinë e dëmshpërblimit dhe shumën e lartë prej 2.4 milionë euro. Por cilat ishin etapat nëpër të cilat kaloi ky proces.
Albsig, pjesë e Kastrati Group, veproi shumë shpejt, duke paguar dëmshpërblimin e plotë në vlerën 2.4 milionë euro, tregon zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Kastrati.
Ky dëmshpërblim u krye edhe në saj të bashkëpunimit me gjigandin e risigurimit në Botë, Hanover Re, për të cilin flet zv. Drejtori i Shoqërisë Albsig, z. Plarent Hamzaj.
Albsig, pjesë e Kastrati Group, është Shoqëria Nr. 1 për dëmshpërblimet në vend duke e bërë kështu lider në industrinë e sigurimeve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.