1.4 trilionë dollarë investime nga miliarderët japonezë – Bankat dhe brokerat në Japoni po i drejtohen menaxhimit të pasurisë
Ultra të pasurit japonezë do të investojnë 1.4 trilionë dollarë më shumë deri në 2030, duke kontribuar kështu me 30% në rritjen e vlerës së aktiviteteve. Sipas analizës nga Morgan Stanley, familjet me shumë para’, shpërndajnë më shumë në tregje.
Investimet që pritet të bëhen nga segmenti i kombinuar i individëve me vlerë neto ultra të lartë dhe “pasuria e lartë”, do të arrijnë në 906 trilionë jen (5.8 trilionë dollarë) deri në fund të kësaj dekade. Këto përfundime dhe analiza u bënë nga raporti mbi tranzicionin e pasurisë së vendit.
Sipas këtij raporti, ky sfond ofron një mundësi shitjesh për firmat financiare të vendit me vlerë rreth 38 miliardë dollarë.
Bankat dhe brokerat në Japoni po i drejtohen menaxhimit të pasurisë si një shtyllë kyçe e rritjes për të ardhmen.
Ndërkaq, rritja në tregun e aksioneve dhe fundi i politikës së normave negative të interesit të Bankës së Japonisë sinjalizojnë një interes të rigjallëruar ekonominë e vendit.
Ultra të pasurit e Japonisë u përmendën si një burim i veçantë i rritjes potenciale.
Strategët dhe analistët i konsideruan flukset hyrëse të fondeve të përbashkëta të rëndësishme, për aq kohë sa ky grup rrit pasurinë dhe nevojat e portofolit, të cilat sa vijnë e bëhen më të sofistikuara.
Adelina Onuzi/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.