Dhoma Ekonomike Kombëtare forcon biznesin? – Hoxha: Dhomat e tregtisë e kundërshtuan. Na kthen një hap pas
Ndonëse disa dhoma ekonomike kundërshtuan krijimin e një Dhome Ekononmike Kombëtare, projektligji është hedhur për konsultim publik.
Kreu i Dhomës Britanike Zenel Hoxha, në Emisionin Ekonomia 3D, theksoi se ky projektligj është një hap pas nga nisma e 31 viteve më parë.
“Me keqardhje konstatoj që drafti për riorganizmin e një dhome të re ekonomike kombëtare është një kthim mbrapa në raport me atë që nisëm 31 vjet më parë me progresin që patën këto institucione në të gjithëterritorin e vendit.”
Por krijimi i një dhome Ekonomike Kombëtare a do të rrisë bashkëpunimet me diasporën?
“Bashkëatdhetarët tanë jetojnë në vende demokratike, jetojnë në liri të plotë. Kurrë nuk do të tregojnë interes për t’ju bashkuar një institucioni amorf, që nuk përfaqëson interesat e biznesit. Në këtë aspekt, roli i dhomës ekonomike të Shqipërisë nuk do të ketë anjë lloj efekti për t’i tërhequr ata,” tha ai.
Ndërkohë qeveria shqiptare ka ndërmarrë një iniciativë për të reformuar biznesin duke informuar dhe jo ndëshkuar. Sipas ekspertit Mala, nisma të tilla janë ndërmarrë ndërvite.
Armand Mala, Ekspert Ekonomie: “Kam përshtypjen që e thënë në teori duket mjaftë e këndshme si nismë sepse për një sërë biznesesh të cilët janë të rregullt nuk kanë pse kontrollohen nga tatimet dhe nuk kanë pse të besdisen.”
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.