Nis projekti i ri i BB në Shqipëri – Denaj: I japim sektorit të bujqësisë një shtysë të madhe!
“Super e kënaqur që nga Divjaka e traditës së prodhimit bujqësor, prezantuam nisjen e zbatimit të projektit më të ri të Bankës Botërore mbi ”Qëndrueshmërinë Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë” në Shqipëri,” është shprehur Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.
Sipas Denaj ky projekt do t’i japë sektorit të bujqësisë një shtysë të madhe drejt zhvillimit dhe integrimit të teknologjisë moderne.
Ministrja u shpreh gjithashtu se kjo risi do të ndikojë në shkurtimin e zinxhirit ushqimor të produkteve nga ferma në tavolinë, rritur vlerën e produkteve, shtuar sigurinë ushqimore, garantuar sisteme moderne të vaditjes dhe kullimit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.