Çmimi i biletës për trenin Vorë-Hani i Hotit – MIE, Muçaj: Kostot e transportit të udhëtarëve dhe mallrave do të ulen ndjeshëm
Teksa kredia për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit po kalon procedurat e miratimit në komisionet parlamentare, vlerësimi për çmimin e biletës si për udhëatrët, ashtu edhe për transportin e mallrave nuk është ende gati.
Zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj tha se vlerat do të përcaktohen pasi të vendoset mbi operimin dhe menaxhimin e hekurudhës, por kostot pritet të jenë tejet të favorshme.
Paralelisht, ndërtimi i kësaj hekurudhe parashikohet të rrisë punësimin.
Sipas afateve të bëra publike synohet që linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit të përfundojë në dhjetor të vitit 2030.
Shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 km/orë në një linjë hekurudhore të elektrifikuar, teksa koha e udhëtimit parashikohet në 2 orë.
Ola Mitre/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.