“Nisma #Here2Empower”, te Shkencat e Natyrës. Programi B4Students, pjesë e kontributit të Fondacionit Mane për edukimin dhe të rinjtë
Nisma “Here2Empower” nga programi B4Students është pjesë e kontributit të Fondacionit Mane për edukimin dhe të rinjtë.
Kjo nismë mundëson për universitetet një platformë për angazhimin vullnetar të ekspertëve të BALFIN Group në aktivitete formuese sipas nevojave të procesit mësimor.
Workshop-i me tematikë “Artificial Neural Networks and Large Language Models” i njohu studentët e Shkencave të Natyrës, me qasjen praktike të Inteligjencës Artificiale.
Përmes këtyre aktiviteteve, nisma #Here2Empower siguron që studentët të jenë më të përgatitur për kërkesat e tregut të punës
Ky angazhim vullnetar i ekspertëve të Grupit BALFIN jo vetëm që pasuron përvojën akademike të studentëve, por edhe ndihmon në ndërtimin e një ure të fortë midis teorisë dhe praktikës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.