Ceno Klosi largohet nga Tatimet, pritet të marrë një detyrë tjetër
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen paraditen e kësaj të marte. Ai pritet që të emërohet zëvendësministër.
Ceno Klosi ka drejtuar tatimet për tre vite me radhë. Ai mori drejtimin e institucionit fiskal në tetor të vitit 2021, kur zëvendësoi Delina Ibrahimajn, e cila në atë kohë u bë Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Gjatë periudhës 2015-2021 Klosi ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Në qershor të vitit 2021 ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.