Bregu veriperëndimor, synimi drejt turizmit elitar, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Projekte për resorte qindra milionë euro
Emisioni Insider kushtuar turizmit këtë herë u ndal në Lezhë. Krahas evidentimit të pasurive natyrore të zonës dhe potencialit të lartë për turizmin që paraqet ky qark, u diskutua edhe për synimin që bregdeti të kthehet në një zonë të turizmit elitar.
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i ftuar në emisioni evidentoi dy projekte të mëdha që shumë shpejt pritet të jenë realitet.
Bazuar në projektet e miratuara kryebashkiaku flet për një realitet të ri ndërtimi, i cili tashmë ka nxjerrë mësime nga gabimet e së shkuarës.
Vija bregetare e Lezhës ka njohur një rritje shumë të shpejtë të frekuntimit nga turistët vendas dhe të huaj. Më të spikaturit ndër to janë vizitorët nga Kosova. Ndërkohë zhvillimet infrastrukturore, pritet të jenë një mbështetje e fuqishme për zhvillimet e mëtejshme.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.