Gonxhja: Rreth 150 mijë turistë në muzetë kombëtare gjatë këtyre muajve!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë.
Gonxhja deklaron se “148,156 vizitorë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën Janar – Maj 2024, me një rritje prej 71.4 % krahasuar me vitin 2023”.
“Hyrja në të gjithë muzetë është falas në të dielën e fundit të muajit”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
“Interesi i vizitorëve për Muzetë Kombëtarë dhe historinë e Shqipërisë, gjithnjë e në rritje”, shprehet ministri.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.