Rikthehet “ferri”/ 3 qarqe, temperatura 43 gradë – SHMU: Shkak, masat ajrore me origjinë nga Anticikloni Afrikan
Shqipëria do të përballet këtë javë me temperatura shumë të larta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.
Temperaturat do të rriten gradualisht dhe do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.
Rekordi i temperaturave pritet të jetë ditën e premte ku për tre qarqe, Elbasan,Berat dhe Fier, ku ato parashikohet të arrijnë deri në 43 gradë celsius.
Ndërkohë, Tirana, Lezha e Shkodra pritet të përballen me temperatura që arrijnë deri në 41 gradë celsius.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.