Kursi këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota konstante duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë dhe është shitur me 100.5 lekë duke e nisur javën sërish në rënie në raport me javën që lamë pas.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pasur rritje këtë fundjavë duke u blerë sot me 104 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik blihet sot me 118 lekë dhe shitet me 119 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.