Pse po konsumojnë qytetarët më pak? – Vëzhgimi në terren, tregtarët ankohen se nuk ka blerje
Për tregtarët, konsumi po bie për shkak së qytetarët po blejnë më pak. Sipas një vëzhdimi në terren që Scan Tv realizoi, temperaturat e larta dhe konsumi i paktë i qytetarëve po u kushton tregtarëve.
“Nuk kanë lekë me çfarë t’i blejnë. Edhe neva na kalben i hedhim. Kështu funksionon, ato nuk blejnë ne i hedhim. Çmimet janë për tokë, domatja vjet kaqenë më shtrenjtë, këtë vit me 80 lekë më e mira, më cilësorja. Nuk ka shitje. Tani blejnë vetëm ca qershi, gjysmë kile.”
“Më shtrenjtë janë. Shumë më shtrenjtë. Ne kërkojmë më të lirat. Kontrollojmë gjithë tregun, aty ku gjejmë më lirë i marrim. Kryesisht blejmë zarzavate.”
Mishi dhe nënproduktet e tij ende konsiderohen si produkte luksi dhe nuk konsumohen shumë nga qytetarët.
“Ne hamë zarzavate se si arrijmë dot t’i blejmë, jemi pensionistë”.
Por referuar të dhënave të INSTAT, produktet e shportës raportohen me rritje, nga ushqimet tek shërbimet. Dhe specifikisht, ushqimet janë shtrenjtuar 1.5% nga një vit më parë. Nga ana tjetër zarzavatet dhe peshku kanë pasur rritjen më të madhe të çmimit me 5.4% dhe 5.2%.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.