Nga cilat shtete vijnë të rinjtë për të studiuar në Shqipëri? – INSTAT: Më shumë regjistrohen për Bachelor dhe Master, asnjë për doktoraturë
Bashkëpunimet akademike me vendet e rajonit e më gjerë sjell produktivitet, por çfarë thonë shifrat për studimet nga studentët e huaj në Shqipëri?
Në vendin tonë, për vitin akademik 2023-2024 nga totali i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë, 1,9% ishin të huaj. Por cilët janë shtetet që dominojnë më shumë?
Në tre vitet e fundit akoademike, studentët e huaj meshkuj frekuentojnë më shumë universitetet shqiptare krahasuar me studentet e huaja femra.
Ndaj sipas INSTAT, për numrin e studentëve të huaj më të lartë në Shqipëri e kryeson Italia me 51.7%, e dyta studentët nga Kosova me 16.5%, për të vijuar me Greqinë me 7.4%, Mali i zi me 6.2%, dhe nga vende të tjera me 18.2%.
Por të njëjta të dhëna raportojnë se pjesa më e madhe e studentëve të huaj janë regjistruar për studime Master dhe Bachelor. Nga ku në programet 2 vjeçare dhe Bachelor ka më shumë student meshkuj të huaj, por në studimet Master ka më shumë student femra të regjistruara.
Për vitin akademik 2023-2024 nuk ka të regjistruar për doktoraturë.
Sipas shifrave, në vitin akademik 2023-2024, janë regjistruar gjithsej 2161 studentë të huaj, të cilët ndahen 0.9% për programe 2 vjeçare, 30.5% për Bachelor, si dhe 68.6% për Master.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.