Sa rritet paga për mësuesit, mjekët e ushtarakët? – Shtesa edhe për infermierët, punonjësit e burgjeve, apo zjarrfikësit
Rritja e pagave do të jetë e ndryshme për punonjësit e administratës publike, teksa ministrat kanë detajuar shtesat, sipas sektorëve.
Për ushtarakët rritja varion nga 7-22%, ku më të favorizuar do të jena ata me grada më të ulta.
Për mësuesit rritja mesatare shkon në 18 mijë lekë, për mjekët 20 mijë lekë në muaj, ndërsa për infermierët 15 mijë lekë në muaj.
Rritje deri në 27 % do të përfitojnë edhe punonjësit e burgjeve, ndërsa për zjarrfikësit shtesa shkon deri në masën 30%.
Rritja e pagave për mësuesit
Paga mesatare e mësuesve 18 mijë lekë /muaj
Pagat e mësuesve të arsimit të mesëm të lartë me 15 vite eksperiencë shkon 98,500 lekë
Pagat e mësuesve të arsimit të mesëm të ulët me 15 vite eksperiencë shkon 96,600 lekë
Pagat e mësuesve të arsimit të ulët 9-vjeçar me 15 vite eksperiencë shkon 95,000 lekë
Rritja e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor (në lekë)
Mjekët e përgjithshëm 20 mijë lekë
Infermierët 15 mijë lekë
Rritja e pagave për ushtarakët (në lekë)
Grada Ishte Bëhet
Rreshter 62 660 80 000
Major 99 440 107 000
Kolonel 143 000 158 500
Gjeneral 165 000 190 000
Rritja e pagave në shërbimin zjarfikës (në lekë)
Pozicioni Ishte Bëhet
Asistent zjarri 46 000 60 000
Zjarrfikës 52 500 65000
Kryezjarrfikës 55 000 70 000
Kryeinspektor zjarrfikës 74 500 85 000
Inspektor zjarrfikës 64 200 75 000
Komisar zjarrfikës 97 500 105 000
Drejtues zjarrfikës 100 800 115 000
Drejtues i parë zjarrfikës 120 000 140 000
Drejtues i lartë zjarrfikës 131 000 160 000
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.