Java nis pozitivisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pas humbjeve të fundjavës duke u blerë sot me 92.1 lekë dhe duke u shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka fituar pikë teksa është blerë këtë mëngjes me 99.8 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo ka pasur një rritje këtë të hënë teksa është blerë sot me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi ka shënuar një rritje të kuotës teksa është blerë sot me 117.8 lekë dhe është shitur me 118.8 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.