Pazari i Shkodrës në transformim – 320 milionë lekë rijetëzim urban në zonën e Zdrales
Diamila Leka/ Scan
Qyteti i Shkodrës po vijon të investojë në infrastrukturë duke bërë ndryshime, gjë e cila ka shërbyer dhe në numrin e vizitorëve. Ndaj një tjetër projekt i detajuar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të transformojë zonën e Zdrales në qytetin e Shkodrës.
Në Prokurimet Publike është çelur tenderi me vlerë 320 milionë lekë i cili do të ketë në fokus investims për Infrastrukturën e tregjeve dhe hapësirave tregtare, multifunksionale ku do t’i japë një rijetëzim urban Pazarit të Shkodrës.
Siç shihet dhe në projekt, në Lotin A përfshihet transformim në rrugën “Hamz Kazazi”, i cili fillon nga Xhamia e Parrucës deri te “Markata e Peshkut”. Ndërhyrjet që do të bëhen do të jenë fillimisht në fasadat e ndërtesave të cilat fillojnë kryesisht nga katet 1, e më shumë nga ku ka dhe njësi shërbimi të ndryshme.
Ndërsa për të rijetëzuar zonën, ndërhyrjet do të jenë në kategori të ndryshme duke nisur nga pastrami i fasadave, suvatime, trajtim të fasadës, zëvendësim i dritareve ose grilave, restaurime të çative etj.
Zonat që do të ndërhyhet janë nyja e sheshit të rrugëve “Hamz Kazazi” dhe rrugës “Lidhja e Prizrenit”, sheshi Markatës së Peshkut etj.
Siç shihet dhe në pamje, rrugët dhe sheshet do të kenë fokus këmbësorët dhe automjetet do të lëvizin me orar të kufizuar.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.