Korrupsioni, si do të gjurmohen sektorët me risk të lartë? – Pirdeni: Përfshirja e subjekteve private nga minierat, te shëndetësia e infrastrukura
Diamila Leka/ SCAN
Këtë të hënë, u prezantua draft strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni. Fokusi i strategjisë janë sektorët vulnerabël përfshirë pronat, shëndetësia, tatimet, doganat dhe arsimi.
Një tjetër risi e kësaj strategjie është përfshirja e sektorit privat në luftën kundër korrupsionit.
Kjo strategji ka 16 objektiva, ku 9 janë përcaktuar në kuadër të parandalimit të korrupsionit, 3 për qasjen ndëshkuese dhe 4 në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe edukumit të të rinjve.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.