Gati projekti për 9 mole të reja dhe dy markata peshku – Denaj: 25 milionë euro financim, projekti përfundon në 2026
Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria shqiptare ka garantuar një financim prej 25 milionë eurosh në formë kredie nga qeveria italiane, i cili do të shkojë për infrastrukturën e peshkimit.
Gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në ligjin e peshkimit në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore, theksoi do të ndërtohen 9 mole ku tregtohet peshku artizanal dhe dy markata të cilat do të nxitin rritje të sektorit të peshkimit, përpunimit dhe më shumë punësim.
“Marrëveshja financiare ratifikohet në Parlament këtë vit, projekti fillon vitin tjetër. Te gjitha këto infrastruktura do bëhen në të njëjtën kohë që të kompletohet gjithë vija bregdetare. Në fillim të 2026 do jenë efektive”.
Ky projekt pritet të ndihmojë në formalizimin dhe modernizimin e sektorit, duke rritur konkurrencën dhe zhvillimin e tij të qëndrueshëm. Shqipëria regjistroi 144 milionë euro eksporte të produkteve peshkore gjatë vitit 2023. Në total janë 230 anije peshkimi tregtar profesional dhe afro 600 varka te vogla.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.